Joe Biden

Bota

Fjalimi në ditën e Pavarësisë/ Biden: Vaksinimi, gjëja më patriotike që mund të bëhet

5 Korrik 2021, 09:42| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 09:46

  • Share

UASHINGTON-Në fjalimin e 245-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti Joe Biden e përqendroi mesazhin e  tij te lufta kundër COVID-19. Duke i bërë thirrje amerikanëve që të vaksinohen kundër koronavirusit, duke thënë se “kjo është gjëja më patriotike që mund të bëhet”, Biden u shpreh se koronavirusi nuk e kontrollon më jetën e amerikanëve, por shtoi se ai “nuk është mposhtur ende”.

“Ne të gjithë e dimë se janë shfaqur variante të fuqishme, si varianti Delta. Vaksinimi është mënyra se si Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë përpara varianteve", th ai.

Administrata e presidentit Biden kishte vendosur një qëllim për 4 korrikun, që 70% e të rriturve amerikanë të ishin vaksinuar. Rreth 67% e amerikanëve kanë marrë të paktën një dozë vaksine. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Mbi 33 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 605,000 kanë humbur jetën.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?