Fjalimi i Ramës në KiE, përfaqësuesja e Serbisë: Jam e tronditur

12 Tetor 2022, 17:50| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 21:58

  • Share

1665604700_6400806655e3195e1bfe25ff7da5f9a8206b.jpg

Pasi kryeministri, Edi Rama, foli në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt, përfaqësuesja e Serbisë, Elvira Kovaç tha se është tronditur nga fjala e kreut të qeverisë ndërsa shtoi se kurrë s’ka përjetuar diçka të tillë.

Sipas saj, Rama ka treguar mungesë respekti ndaj këshillit.

“Në emër të grupit, jam e tronditur, kjo ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti që ju përmendët ishte raport jo nga Serbia apo Rusia, por raport i kësaj organizate dhe është miratuar nga shumica dërrmuese. 

Ndjesë kolegë, e di që ramë dakord të ju pyesja për Ballkanin e Hapur, por është e pamundur pas fjalës suaj prej një ore, kam këtu 15 vjet dhe kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë,” tha ajo.


Lajmi kryesor:

Rama në KiE: Raporti i Dick Marty, 'Fake news' më i rëndë në histori që baltos luftën e një kombi për liri! Zhbëjeni tani, për Evropën, për drejtësinë (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?