Edi Rama, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Fjalimi i Ramës në KiE, Milaim Zeka: Po bën punën e Kurtit dhe Osmanit! Faleminderit

13 Tetor 2022, 11:59| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 12:13

  • Share

Gazetari kosovar Milaim Zeka ka reaguar ndaj fjalimit të mbajtur nga Kryeministri  Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme në Këshillin e Evropës ditë e djeshme.

Në një postim në rrjetin  social “Facebook”, Zeka teksa e falënderon, shkruan se kryeministri shqiptar po bën punën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duke lënë të nënëkuptohet se Rama po bënë një detyre që i takon kryeministrit dhe presidentes kosovare.

“Ti po e bene punën e Albinit, dhe Vjosës”, shkruan gazetari Zeka në Facebook.

Një ditë më parë, nga Strasburgu, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ‘fake neës’ raportin e Dick Martyt për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë. Rama tha se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë.

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës, është pritur pozitivisht në Kosovë! Reagimi i parë ka ardhur nga ish-presidenti Avdullah Hoti, i cili tha se Shqipëria është zëri i Kosovës për përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Daut Haradinaj nga AAK e cilësoi fjalën e Ramës si të saktë dhe të vërtetë si asnjeherë më parë. Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e fuqishëm të homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës. Ai tha se nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë për shkak të agjendës së ngjeshur që ka pasur.

 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • TA RRAS LALA: 13/10/2022 12:22

    Sa turp Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dy wc bublike njerëz të flliqur shikoni o Shqiptar sa të poshtër jan lta dy monstra. As falemnderit nuk thon se mornjohen kta se njofin. Pty rac pise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?