Rama në samitin e KiE në Islandë

Fjalimi i kryeministrit në samitin e KiE për Kosovën, kreu i komunës së Drenasit: Vëllai i heroit të Kosovës, të lumtë Edi Rama

18 Maj 2023, 22:04| Përditesimi: 18 Maj 2023, 22:06

  • Share

Kreu i Komunës së Dreansit në Kosovës, Ramiz Lladrovci ka lavdëruar fjalimin e Ramës në samitin e KiE. Ai e cilësoi kryeministrin si vëlla e hero të Kosovës.

Duke u nisur nga mbrojtja e vazhdueshme ndaj Hashim Thaçit dhe dënimit që kreu i qeverisë i bën raportit të Dick Marty-t, për Lladrovicin, ky gjest duhet parë si një gjest që do duhet duartrokitur.

“Ne, si popull, në krijesën e superfuqive, njëqind vjet u përndoqëm, torturuam e sulmuam dhe kryen gjenocid ndaj nesh, me qëllim për ta grabitur tokën tonë stërgjyshore, Jugosllavia.

Kur na sulmoi makineria ushtarake jugosllave, të njohur në tërë botën për propagandën, në Marsin e vitit 1998, ishim vetëm. Me neve ishte vetëm e drejta jonë për të jetuar të lirë dhe Shqipëria.

Për njëqind vjet robëri, okupatorëve ua mësuam parimet dhe pikat e dobëta, ua mësuam fuqinë dhe moralin e tyre hegjemonist dhe besuam se ne do ta mundim padrejtësinë, do ta mundim okupatorin.

Për njëqind vjet rezistencë, erdhi radha e gjeneratës tonë, e cila vdekjen për liri e kishte krenari dhe fatin e vet jetësor.

Kësaj lufte, i pari i priu Komandanti ynë legjendar Adem Jashari, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të vijuar me Fehën, Xhevën, Abenë me mijëra heronj e heroina. Vendosmëria jonë për liri ishte epokale.

Ishte luftë e pastër, e denjë për historinë si Ushtria më e suksesshme çlirimtare në botë e cila arriti më së shpejti qëllimin nga dita e shfaqjes në publik, deri në fitore. Megjithatë, pa NATO-n, nuk do ta fitonim luftën aq shpejt.

Sot, heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi dhe të tjerët, po përballen me një gjyq.

Kryeministri Edi Rama e ndërthuri luftën tonë të lavdishme me luftën mbrojtëse të Ukrainës. Z. Rama e di se UÇK nuk e kishte as një të qindtën pjesë të fuqisë dhe armatimit që ka sot Ukraina, por fituam.

Fjalimi i Kryeministrit Rama në Islandë, do vlerësuar, sepse, Evropa jo çdo herë e kishte vendosmërinë për drejtësi ndaj shqiptarëve.”

Kujtojmë se së fundmi Rama mori pjesë në samitin e KiE në Islandë ku vuri në vëmendje pa vlefshërinë  e pretendimeve të Dick Marty-t. Rama tha se ky raport ishte paguar nga Rusia. Rama tha se ky proces e pati zanafillën në Këshillin e Europës. Kreu i qeverisë hoqi një paralele mes situatës së Kosovës dhe situatës në të cilën ndodhet Ukraina.

Kujtojmë, që Shqipëria ka mbledhur firmat në Këshillin e Evropës për rrëzimin e raportit të Dick Marty për luftën e UÇK

Çfarë kërkon Shqipëria?
Në gusht 2022, Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (folloë up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011).

Çfarë thoshte raporti i Dick Marty?
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova. Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë betejën në Hagë prej më shumë se 2 vitesh ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • RAFAEL LALA: 19/05/2023 08:08

    Është një fakt i pa diskutushëm Gjigandi Edi Rama ka bër shum për Kosovën e më shum se vet Kosovarët. Edi Rama është heroi i Kosovës po lufton si një luan i madh për Kosovën. Hallall gjiri nënës o Edi Rama. Rroft Kosova rrot Shqipria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?