Fjalimi i Argitës në Kuvendin e Berishës, Vangjeli: Demoralizoi ata që besonin se me ikjen e Saliut do të riorganizohej opozita

4 Dhjetor 2023, 20:22| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 09:44

  • Share

Prania e Argita Berishës në Kuvendin e Foltores ku edhe mbajti fjalën e saj, pati shumë reagime pasi kjo shënon daljen e parë të një prej fëmijëve të ish-kryeministrit në një podium politik.

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, thotë se dalja e saj në Foltore ka demoralizuar ato demokratë të cilët mendonin se pas largimit të Sali Berishës do të kishte një riorganizim të opozitës.

‘Dalje e Malltezit në Foltore, qoftë edhe nga pikëpamja formale ka demoralizuar dhe demotivuar një shumicë të madhe njerëzish të cilët mendonin, dinin, besonin që me Berishën nuk arrinin dot të ishin fitues në zgjedhjet e 2015, por ky do të ishte momenti që pas largimit të tij të fillonte riorganizim i opozitës sepse deri në këtë moment Berisha ishte mjeti i vetëm për të larguar Bashën nga mazhoranca e partisë së tij, por totalisht i paftë dhe i pamjaftueshëm për të larguar Edi Ramën nga drejtimi i qeverisjes. Nuk kishte asgjë të re! Në këtë rast secili hoqi gishtin që mbante para fytyrës nga i cili fshihej. Thjeshtë pamë shfaqje.’- tha Vangjeli.

Ndërkohë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, tha se nuk jemi në mbretëri ku mund të trashëgosh pushtetin.

‘Kjo është e parakohshme. Nuk ndodhi asgjë e re të gjithë e dinim. Nuk jemi mbretëri nuk lind me të drejtën hyjnore të trashëgimisë ti duhet ta fitosh në terren atë punë. Për mua kjo është e dorës së dytë për mua. E dorës së parë mendova se do të thuhen disa gjëra të reja nuk u tha asgjë. Kjo më shqetëson.’- tha Shehi.


Lajmi kryesor:

Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Shehi kundër: Një rrugë pa krye, nuk na çon askund! Përfiton vetëm Rama dhe Berisha


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?