Fjalimet e deputetëve do të zbardhen nga Inteligjenca Artificiale! Kuvendi shpall tenderin prej 74.5 milionë lekë

11 Qershor, 11:20| Përditesimi: 11 Qershor, 11:36

  • Share

Fjalimet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen tashmë përmes inteligjencës artificiale.

Kuvendi ka shpallur një tender për ndërtimin e një platformë të re e cila do të transkriptojë të gjitha takimet që janë pjesë e aktivitetit parlamentar si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.

Tenderi parashikon një fond limit prej 74.5 milionë lekë për të blerë sistemin e transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale si dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj.

‘a-Blerje e sistemit të transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale,  me vlerë fondi të përllogaritur në 41.420.000 (dyzet e një milion e katërqind e njëzet mijë) lekë pa Tvsh.

b-Mirëmbajtje për 48 (dyzet e tetë)  muaj me vlerë fondi të përllogaritur deri në 33.164.800 (tridhjetë e tre milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e tetëqind) lekë pa TVSH, mbështetur në vlerën mujore të përllogaritur.’-njofton Kuvendi.

Aplikimi i inteligjencës artificiale do të shtrihet edhe në institucione të tjera publike. Qeveria synon të përdorë inteligjencën artificiale në disa procese pune të administratës publike që kanë si synim përafrimin e disa aspekteve ligjore e rregullatore të kuadrit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Futjakot: 11/06/2024 15:17

    Ne parlament vetem shahen me liber shpie, kujt po i hyjne ne pune fjalimet e ketyre palo politikaneve! Jepuani pensionisteve me mire ato leke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?