Edi Rama në KiE

Fjalim i panevojshëm i Ramës apo komente të panevojshme

13 Tetor 2022, 17:20| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 17:22

  • Share

Shqipëria nuk ka shumë raste të flasë në tribuna ndërkombëtare dhe ky është një rast që duhet shfrytëzuar. E kanë bërë të gjithë udhëheqësit shqiptarë dhe nëse dikur do të merrnin mendjen e atyre që janë bërë me qibër sot, ne nuk do kishim të regjistruara as fjalimet e Fan Nolit (meqë kanë qejf ta citojnë shpesh).

Një vend si Shqipëria, pa peshë politike, ushtarake dhe ekonomike në botë, nuk mund të lerë pa përdorur të paktën mundësinë e propagandës. Me siguri qibarët e sotëm, nëse Rama nuk do ta bënte, do të gjenin sebep dhe ta kritikonin.

Tribunat ndërkombëtare nuk janë as talk show ku protagonistët duhet të llogarisin vëmendjen e publikut dhe shikueshmërinë, dhe as debat publik i brendshëm, siç është një ndër kritikat. T’i llogarisësh në këtë mënyrë, i bie që je parapolitik. Fidel Kastro ka folur 4 orë e gjysmë në OKB; udhëheqës të rëndësishëm dëgjohen nga 3-4 veta në Parlamentin Evropian, por kjo nuk ia heq rëndësinë vendit dhe problemeve që ngrihen pasi nuk bëhet për shikueshmëri por për të ngritur kauza dhe shënuar rekorde.

Fjalimi i Ramës ishte një fjalim i nevojshëm si rekord në Asamblenë e Këshillit të Evropës, përndryshe pas një shekulli një historian do të gjente aty vetëm raportin e Dick Martin dhe votimin pro të delegatëve të qeverisë Berisha. Ishte e nevojshme që pikërisht në atë vend ku u ngrit akuza ndaj UÇK dhe shtetit shqiptar, dikush të thoshte se akuza ishte e gjitha një shpifje.

Fjalimi i Ramës ishte i nevojshëm në kohën kur rusët dhe filoputinianët nuk lënë rast pa përmendur çlirimin e Kosovës si rast të shkeljes së të drejtës ndërkombëtare dhe madje gabimin që bëri perëndimi duke përkrahur UÇK-në si organizatë që tani drejtuesit po i gjykohen si kriminelë lufte. Do të ishte gafë lënia bosh e kësaj tribune.

Sa për faktin që deputetë grekë apo rumunë ju ka mbetur hatri, kjo është e pritshme nga dy vende që nuk njohin Kosovën. Por është edhe një lehtësim kur mendon që tekahyt dhe gagaçë në politikë nuk qenka vetëm ves i yni. E nëse një personi si Berisha që nuk i japin as vizë, i bën përshtypje që na mbajtën hatër rumunët e grekët, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elma: 14/10/2022 12:19

    Nuk di cte them tjeter pervecse i lumte per gjithe ate fjalim qe mbajti ne asamblen e dites se merkure

    Përgjigju
  • Mikela: 14/10/2022 12:18

    Sinqerisht Rama ka mbajtur nje super fjalim ate dite ne asamble

    Përgjigju
  • alfredi: 13/10/2022 20:55

    Një fjalim briland dhe i guximshëm...!

    Përgjigju
  • Mondi: 13/10/2022 19:38

    Jemi krenare qe kryeministri rama ne fjalimin e djeshem mori guximin dhe ngriti zerin per te gjitha akuzat e paverteta qe jane thene

    Përgjigju
  • Jorgo: 13/10/2022 19:29

    Nje fjalim me te vertete madheshtor ku do mbahet mend gjate

    Përgjigju
  • Sabidi: 13/10/2022 19:15

    Rama per kryetar okb- je

    Përgjigju
  • Arnoldi: 13/10/2022 19:14

    E dgjut fjalimin ju?

    Përgjigju
  • aldo: 13/10/2022 18:55

    Po fjalim si ai i rames se ka bere najhere njeri aty

    Përgjigju
  • erii: 13/10/2022 18:55

    Rama ka mbajtur nje fjalim verte te bukur

    Përgjigju
  • Reda: 13/10/2022 18:36

    Nje fjalim me te vertet madheshtor ku tregoi mjaft mire sa shume e don popullin Kosovar

    Përgjigju
  • Miri: 13/10/2022 18:34

    Nje fjalim qe mbante shume deklarata te drejta ne vetvete

    Përgjigju
  • Marjus: 13/10/2022 18:34

    Ai fjalim qe u mbajt ne ate asamble ishte shume i nevojshem per te kthyer dinjitetin e te gjithe shqiptareve

    Përgjigju
  • Elsa: 13/10/2022 18:32

    Fjalimi i Rames teper i sakte dhe shume i vertete

    Përgjigju
  • Luan: 13/10/2022 18:18

    Si mund te jete i tepert kur askush nuk e ka thene me perpara dhe kjo barre i rendon kosoves sot e 11 vite dhe madje jane denuar persona per kete.

    Përgjigju
  • Alban: 13/10/2022 18:17

    Ne momentin qe askush nuk ngre zerin per situata te tilla duhet dikush te ngrihet per te tilla kauza sepse nuk jane gje e lehte ta mbashe barre.

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/10/2022 18:13

    Nuk mè shqetèsojnè reagimet e grekèrve, serbève apo kujtdo tjetèr nga ky ballkan halabakèsh. Thjesht nuk pres prej tyre asgjè pozitive. As Sali Gèrdeci, nuk mè shqetèson. Ai, shijon lirinè me dhèndèr e djalè hajdutèr e vrasès sepse ky "luani i fjalès" VETÈM FLET. Kur vjen tek veprat, ai stepet. Kèshtu èshtè edhe tek politika e jashtme. Çfarè stretegjie ka ky vènd xhanèm nè politikèn e jashtme? A egziston njè e tillè? Ajo qè shohim dhe pèrjetojmè, èshtè vetèm TOPI ÈSHTÈ I IMI, PENALLTINÈ E GJUAJ UNÈ e kryeministrit. Kjo, nuk èshtè strategji, tè mè ndjeni. Kjo èshtè llomotitje. Askush nuk ka arritur diçka, vetèm me llomotitje personale. Shtetet, kanè organizim, kanè politikè kombètare qè nuk ndryshon 3 herè nè ditè. Ky protagonizèm bosh i kryeministrit tonè, èshtè problemi qè unè shoh,,,dèshmia se kèrrkund nuk kemi njè politikè tè ideuar tè jashtme.

    Përgjigju
  • Roi: 13/10/2022 17:54

    Ai ka qene nje nga fjalimet me prekse qe ka bere ndonjehere rama

    Përgjigju
  • Nora: 13/10/2022 17:54

    Nje gjalim teper i nevojshem ku u gol per luften per te drejten

    Përgjigju
  • beni: 13/10/2022 17:35

    kush ofendon ramen per ate qe beri dje nuk e do kosoven dhe as shqiperine

    Përgjigju
  • Koni: 13/10/2022 17:35

    Rama gjithmone ka thene te verteten dhe i lumte

    Përgjigju
  • dea: 13/10/2022 17:35

    padyshim qe komente koti kur rama mbron interesin e kosoves

    Përgjigju
  • Kevi: 13/10/2022 17:34

    Fjalimi i Rames ishte shume i nevojshem dhe i vertete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?