Gjyshja e Nahel ka bërë thirrje për qetësim të protestave pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën, pasi nipi i saj 17-vjeçar u vra nga një efektiv policie.
Ndonëse në dhimbje për humbjen e nipit të saj dhe për gjendjen e së bijës, gjyshja e 17-vjeçarit ka gjetur kurajon për t’i thënë ‘ndal’ trazirave që kanë bërë Francën të ‘vlojë’ prej pesë netësh.
Në deklaratën e saj prekëse ajo tha se nipi i saj tashmë ka vdekur dhe bashkë me të edhe vajza e saj, nëna e Nahel.
“Nahel ka vdekur, ka vdekur”, thotë ajo. "Vajza ime ka humbur... Ajo nuk ka më jetë."
Teksa përsërit thirrjet e saj për qetësi dhe ndërprerje të trazirave.
"Mos i prishni shkollat, mos i prishni autobusët. Janë nënat e tjera që marrin këta autobusë", tha gjyshja e Nahel.
Lajmi kryesor:
Trazirat në Francë, gjyshja e 17-vjeçarit: Ndalni dhunën! Rebelët sulmojnë shtëpinë e kryebashkiakut! Macron takim urgjent me ministrat
M.T/ReportTv.al