Presidenti i SHBA Joe Biden gjate betiimit te tij sot

Periferi

Fjalët pa urrejtje të Presidentit Joe Biden

20 Janar 2021, 19:03| Përditesimi: 20 Janar 2021, 22:52

  • Share

Në një konkurs ndërkombëtar arkitekture, kolovajtësja ngjyrë rozë që ngrihet poshtë e lart nga të dy anët e murit ndarës të ndërtuar në kufirin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Meksikën, mori çmim të parë. Njerëzit janë të lodhur nga ndarjet, urrejtja, diskriminimi, sharjet, gënjeshtrat, dhuna, agresiviteti. Në këto kohë të vështira pandemie duam zemër të ngrohtë dhe fjalë që injkurajojnë dhe motivojnë cilindo. Por, po në këto ditë të vështira pandemie, duam më shumë se përherë: Demokracinë. Kemi nevojë për rregullat dhe sigurinë e saj.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, zv/presidentja Kamala Harris u betuan sot: 20 janar 2021, në të njëjtin vend ku pak ditë më parë do të luhej teatri më i shëmtuar i një dhune të pajustifikuar, të një dhune që kërkonte të mbante pushtetin jashtë rregullave të arta të qytetërimit Perëndimor. Fjalët e para të Biden si President ishin ato që donim të dëgjonim: President i të gjithë amerikanëve, respekt për kundërshtarët, për ata që nuk janë dakord, edhe për ata që nuk e votuan. Jo urrejtjes! Jo racizmit! Jo diskriminimit! Duket se lindi një ditë ndryshe e një diell ndryshe mbi Shtetet e Bashkuara. Dhe të gjithë e duam dhe e shpresojmë nga thellësia e zemrës, sepse nga thellësia dalin dy vlera të pamohueshme: thjeshtësia dhe e vërteta njerëzore, dy vlera që na ndihmojnë të shohim një ditë, sido që të jenë rrethanat, të triumfojë e mira mbi të keqen.

E kotë të kujtojmë se në Shqipërinë tonë të vogël, të trazuar nga djallëzira këshilltarësh që pëlqejnë luksin dhe dhunën, të cilët dukshëm nuk durojnë të qëndrojnë jashtë dhomave të pushtetit, i kishim parë dhjetëra herë skenat e frikshme të dhunës, të përpjekjeve për ta shkulur tamam si njerëzit me brirë në Kapitol pushtetin nga një dorë e për ta përvetësuar sipas babëzisë dhe dëshirës në të tjera duar. Po kush na shpëtoi? Në radhë të parë ata shqiptarë e shqiptare që e kanë për zemër Demokracinë si një realitet fisnik që lindi si domosdoshmëri jo shumë larg trojeve shqiptare. Por fill pas tyre, burra e gra të diplomacive perëndimore. Ata që në i quajmë “ndërkombëtarë”, ato zonja e ata zotërinj të cilët i shihnim të vraponin nga një zyrë në tjetrën, nga një urryes te tjetri për t’i kujtuar se nuk ka kthim mbrapa, se nuk shkelet vija e kuqe e Demokracisë, e institucioneve, e votës dhe e lirisë së fituar edhe në një vend si ky i yni.Ajo që ndodhi në Shtetet e Bashkuara ishte një provë gjenerale që tregoi se deri ku mund të arrijë gjuha e ndarjes, dhunës, urrejtjes. Dhe historia na mëson se gjërat më të tmerrshme në botë kanë nisur pikërisht me gjuhën e urrejtjes. Holokausti nuk nisi me dhomat me gaz. Ai ishte epilogu i llahtarshëm. Holokausti nisi me gjuhën e racizmit dhe urrjetjes. Dhe Demokracia ka hapur sytë tashmë. 

Tani është radha jonë të tregojmë se dimë të kapërcejmë edhe gjuhën e dhunës, kërcënimet e kota në emër të partisë apo politikanit që preferojmë. Jemi të ndryshëm dhe kjo është shfaqja më e natyrshme e lirisë. Ne, duhet të jemi të ndryshëm, por jo të dhunshëm dhe urryes. Kjo është vija e kuqe që Presidenti Biden, që vendet demokratike, që të gjithë bashkë urojmë të mos shkelet më.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lumja: 21/01/2021 16:06

    hihihihi si Birisha ka fol Biden fiks fare si ky shpellari jon

    Përgjigju
    • lala: 22/01/2021 00:43

      Berisha eshte nje gdhe

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?