Cristiano Ronaldo

Fjalë të ashpra për egon e Cristiano Ronaldos: Transferimi i tij te Juventusi nuk solli rezultatet e pritura

17 Janar, 22:54| Përditesimi: 17 Janar, 22:55

  • Share

Juventusi bëri një nga transferimet më spektakolare në historinë e futbollit në vitin 2018, kur bleu yllin portugez Cristiano Ronaldo (për 100 milionë euro), i cili vetëm pak muaj më parë kishte fituar Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi.

Ishte një transferim që duhej të ndryshonte rrjedhën historike të futbollit europian dhe të katapultonte Juventusin në majë, por në ditët e sotme mbizotëron mendimi se transferimi nuk i justifikoi pritshmëritë shumë të larta, pasi rënia e Juventusit filloi me Ronaldon në bord.

Në kohën e transferimit të Ronaldos nga Real Madridi te Juventusi, drejtor i gjigantit torinez ishte Giuseppe Marotta, i cili sot pranon se Ronaldo nuk i solli Juventusit atë që shpresonin në klub.

"Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus nuk solli rezultatet e pritura. Kontributi i tij nuk ishte në përpjesëtim me pritshmëritë e mëdha që kishim kur ai iu bashkua klubit tonë atë kohë", tha Marotta.

Ronaldo shënoi 81 gola në 97 ndeshje për Juventusin, por "Zonja e Vjetër" në Champions League përjetoi disa rënie nën drejtimin e tij dhe u distancua plotësisht nga majat e Europës.

Me Ronaldon në skuadër, Juventusi nuk arriti kurrë më larg se çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe në sezonin e tij të fundit në Itali, Juventus mezi përfundoi i katërti në Serie A. Tanimë Marotta është pjesë e Interit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?