Operacioni 'London Bridge is down' nis menjëherë! Detaje për funeralin e mbretëreshës, 10 ditë zi

8 Shtator 2022, 17:39| Përditesimi: 8 Shtator 2022, 22:13

  • Share

Protokolli sekret për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth tanimë nuk ka mbetur edhe aq sekret sa që edhe në serialin The Croën , të shpërndarë praktikisht në të gjithë botën nga Netflix.

Një fjalë-kod është caktuar për të përcjellë lajmin e vdekjes së saj në nivelet më të larta të qeverisë. “Ura e Londrës ka rënë” është mesazhi që njofton vdekjen e mbretëreshës. 

Faqja e internetit e qeverisë Gov.uk dhe të gjitha faqet sociale të qeverisë, nuk do të përditësohen përveç komunikimeve të rëndësinë më të madhe dhe do të kenë si foto profili një foto të zezë.

Hapësira ku do të vendoset trupi i mbretëreshës do të qëndrojë e hapur 23 orë në ditë, për 3 ditë rresht, me vizita në kohë të ndryshme dhe bileta për VIP-at. Funerali do të bëhet dhjetë ditë pas vdekjes së saj . Flamuri britanik do të ulet në gjysmë shtize disa minutave rresht për dhjetë ditë. Parlamentet kombëtare dhe lokale do të pezullohen dhe vendi do të mbajë dy minuta heshtje. 


Lajmi kryesor:

Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Mbretëresha Elizabeth II! Kurora i kalon Charles III! Flamujt në gjysmështizë (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?