Gazetari, Valon Syla

Fjala e lirë e shtypit ende tabu, ja momenti kur gazetari Valon Syla dhunohet me grushte në Kosovë! Sapo kishte dalë nga studioja

13 Prill 2023, 08:51| Përditesimi: 13 Prill 2023, 08:54

  • Share

KOSOVË- Dhuna ndaj gazetarëve dhe ndaj shtypit të lirë vijon të jetë mjaft prezente. Së fundmi, në Kosovë është dhunuar për shkak të detyrës, gazetari i njohur Valon Syla.

Ai ka pësuar lëndime të lehta në kokë, shkruan gazeta Express. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, pak ditë më parë dhe është sulmua pak pasi doli nga studioja televizive.

Ai është dërguar në spital ku ka marrë mjekimin e nevojshëm ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të autorëve të sulmit.

Vetë Syla ka pohuar se tre personat që e kishin goditur ishin larguar me vrap menjëherë pas ngjarjes.

I gjithë opinioni publik dhe organizmat shtetërore reaguan për dhunën ndaj gazetarit dhe dënuan me forcë aktin duke bërë thirrje që agresorët të përballeshin me drejtësinë.

Një ditë pas sulmit, Syla, në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkroi se u sulmua më 11 prill nga tre persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, për siç dyshon ai, shkak të disa postimeve kritikuese të tij për disa udhëheqës fetarë. Në reagimin e tij, ndër tjerash, Syla tha se “fjala është e lirë” dhe se “të gjithë ata që predikojnë kundër lirive, nuk janë as për paqe e as për liri”.

Në vitin 2021, sipas AGK-së, janë regjistruar 29 raste të dhunës fizike dhe kërcënimeve të formave të ndryshme ndaj gazetarëve.

Një vit më pas, në vitin 2022, sipas kësaj organizate, janë regjistruar katër raste më shumë, gjithsej 33 ku gazetarët kanë qenë viktima të dhunës fizike, sulmeve apo kërcënimeve në forma të tjera.

“Besojmë se një prej arsyeve pse vazhdon të ketë raste të tilla të sulmeve ndaj gazetarëve janë pikërisht vendimet që i marrin organet e drejtësisë”, thekson Rexha, derisa nënvizoi mungesën e efikasitetit të organeve të drejtësisë në hetimin e dhunës dhe kërcënimit të gazetarëve.

Ai thotë se dënimet që shqiptojnë gjykatat për ushtruesit e dhunës apo kërcënuesit e gazetarëve janë zakonisht të ulëta dhe mund të paguhen lehtësisht.

Kjo, sipas tij, është vetëm inkurajim për të tjerët që të vazhdojnë kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve.

Gazetari Syla ishte sulmuar fizikisht edhe në vitin 2020. Pas procesit gjyqësor, personi që ushtroi dhunë fizike mbi të, u dënua më 4.500 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • karadakliu: 13/04/2023 10:45

    Jo vetem Valoni,i cili deri, sot dy here eshte "ndeshuar" nga islamistet,Por, tash sa kohe,vetem sa po vjen duke u rrezikuar,percarja ndershqitare islamik e jo islamik. E cilet siduket po vjen duke u thelluar dhe po paraqet rrezik te madh se,ndoshta edhe okupuesit me te shemtuar.Sa i perket mendimit te lire,vlere themelore demokratike,tash po ecim nga kreu i mosperfiljes demokratike te kesaj lire njerezore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?