Fjala dhe muzika, Festivali i Këngës në dy netët e para! Në garë 31 këngëtarë, dominojnë të rinjtë

21 Dhjetor 2023, 16:16| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 16:27

  • Share

Mbi fjalën dhe muzikën, si temë qëndrore, Festivali i Këngës shënoi këtë mesjavë dy netët e para të garës. Balerini Kledi Kadiu dhe aktorja Adriana Matoshi, si prezantues kryesorë të ngjarjes më të madhe muzikore në vend, pavarësisht përpjekjeve për një qasje sa më të ngrohtë me publikun në sallë, vërtetuan se moderimi pavarësisht popullaritetit të personazhit, nuk duhet të shënohet si eksperiencë e parë në këtë kompeticion që kërkon maturi dhe eksperiencë.

Nën drejtimin artistik të Bojken Lakos, nga 31 pjesëmarrësit në garë dominiuan rinjtë.

Temë qendrore e poezisë mbeti dashuria, shumica prej artistëve në garë, kishin zgjedhur të realizonin vet tekstet dhe muzikën e këngës performuese, ndonëse pati edhe përjashtime si kënga futuriste e Kastro Zizos ‘2073’ me autor Timo Fllokon.

Prej këngëtarëve të njohur, një prej emrave më të përfolur si fituese e mundshme është Elsa Lila, e cila erdhi me këngën ‘Mars’ të shkruar e kompozuar nga vetë artistja... ku teksti flet për mos humbjen e shpresës në një periudhë të errët, që përkon me marsin e arrestimit të saj gjatë 2022-shit.

Me mbi 80 milionë disqe të shitura në mbarë botën, pjesë e natës së parë të Festivalit u bë dhe  këngëtari italian Umbertto Tozzi.

I ardhur nga Italia, ku është edhe i njohur si komedian, Xhuliano Dule, pavarësisht ‘ngërçit’ me shqipen tentoi si një nga bashkëshoqëruesit në show dhe prezantim t’i dhurojë Festivalit grimca humori...

11 anëtarët e Jurisë që do të vendosin mbi 6 çmime janë emra të afirmuar të artit e kulturës, si këngëtari Aleksandër Gjoka, kantautorja Fitnete Tuda apo shkrimtarja Helena Kadare, ndërsa për këngën përfaqësuese në Eurovizion do të vendosë publiku përmes votimit.

Festivali i këngës, që edhe kësaj here u shoqërua me polemika, ul siparin këtë të premte.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?