Agim Demrozi, presidenti i Egnatias me trofeun e Kupës

Fituan Kupën, presidenti i Egnatias 'shfrenon' fantazinë: Dwamena-n s'e lëshoj as për 10 milionë euro, vazhdojmë rrugën

2 Qershor 2023, 09:44
  • Share

Për herë të parë në histori, Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë. Rrogozhinasit e drejtuar nga Edlir Tetova mundën 0-1 Tiranën në finalen e "Elbasan Arena", me gol të Jackson në të 114 minutë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në lidhje me këtë sukses, presidenti i ekipit, Agim Demrozi u shpreh i lumtur për Oversport pas trofeut të parë në krye të ekipit. "Hirushja" e Superligës siguroi edhe vendin e tretë, teksa do jetë pjesë e Conference League.

"Në Rrogozhinë kam gjetur njerëzit e duhur për të zhvilluar një projekt shumë të mirë. Lojtarët e huaj që kemi afruar kanë qenë shumë cilësorë dhe e kanë treguar vlerën e tyre. Kemi bërë një merkato shumë të mirë gjatë janarit. Dëamena nuk largohet nga Egnatia edhe sikur të paguajnë 5 apo 10 milionë euro. Ne kemi një projekt dinjitoz dhe do të vazhdojmë përpara", tha Demrozi.

Duket se në Rrogozhinë i kanë idetë të qarta, pasi pas stadiumit model dhe një ekipi simpatik, do përfaqësojnë Shqipërinë në Evropë. Nëse projekti vijon me këto hapa, nuk do jetë çudi që sezonin e ri Egnatia të kërkojë titullin kampion në Superligë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?