‘Fituam ndaj kundërshtarit më të vështirë në grup’, Cikalleshi: Kundër Lituanisë do shihni luanë në fushë

4 Shtator 2020, 22:52| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 23:04

  • Share

Sokol Cikalleshi, futbollisti i kombëtares që realizoi golin e parë në fitoren 0-2 kundër Bjellorusisë, në intervistën pas ndeshjes u shpreh se morëm 3 pikët ndaj kundërshtarit më të vështirë në grup.

“Pas një rikthimi shumë të gjatë nga situata e koronës, ka qenë e vështirë kjo ndeshje. Situata jonë fizike nuk ishte në nivelin e duhur. Jam shumë i lumtur që i hapa rrugën fitores ekipit. Ky ishte kundërshtari ynë më i vështirë për vendin e parë. Kemi bërë gjysmën e punës me këtë fitim. E kishim këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Ndeshja e parë i jep moral ekipit, na bën të fokusohemi. Ishte kundërshtari për t’u mundur. Me ekipet e dobëta kemi hasur vështirësi. Uroj që pas 3 ditësh të bëjmë përsëri fitore.

Ccdo prurje e re është në të mirë të Kombëtares. Në momentin kur rritet konkurrenca, të gjithë japin maksimumin. Uroj që të bëjnë hapat e duhura dhe ta ndihmojnë Kombëtaren. Kombëtarja nuk është e askujt. Me Manajn kemi bërë mjaft mirë. Në këtë modul të ri e kemi gjetur njëri tjetrin dhe unë kam arritur të shënoj. Kjo është gjysma puna. Gjysmën tjetër do e kemi mbas 3 ditësh. Historia tregon se kemi pasur vështirësi me ekipe si Andorra. Lituania është diçka më mirë. Të gjithë ata që do të jenë në fushë, do të jenë luanë dhe do të japin më të mirën”, u shpreh Cikalleshi.


Lajmi kryesor:

Cikalleshi dhe Bare rrëzojnë bjellorusët, Kombëtarja e nis me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve! Të parët në grup


Ne.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?