Sport

Fitorja tenistike, Daja: Partizani s'e priste këtë rezultat! Trajneri i Vllaznisë akuza për arbitrin: Ndeshja ishte e paligjshme

9 Korrik 2021, 11:25| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 12:27

  • Share

Partizani është skuadra e vetme e Superligës shqiptare që fushatën e kupave të Europës e nisi me fitore. ‘Demat e kuq’, për më shumë, e bënë diçka të tillë me goleadë. Në sfidën e parë të turin të parë të Conference League Partizani mposhti 5-2 skuadrën moldave të St Gheorge në ‘Elbasan Arena’.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Të jem i sinqertë nuk e prisja të fitonim me këtë rezultat. Por e gjithë merita i shkon lojtarëve. Përballe nuk kishim një kundërshtar të lehtë pasi vetëm një javë më parë ka barazuar 2-2 me Sheriffin, që është kampionia në fuqi e Moldavisë.”

Serghei Cebotari, trajner i ST Gheorge: “Jam shumë i zhgënjyer. kemi bërë shumë gabime në mbrojtje. kemi bërë plane për të qenë shumë të mirë, por dështuam. Unë mendoj se në ndeshjen e kthimit shanse kemi sepse luajmë në shtëpinë tonë, luajmë para publikut tonë dhe do tentojmë revanshin.”

Ndërkohë po të mërkurën Vllaznia që ishte shumë optimiste për të kaluar turin u mposht 3-1 nga Shiroki Brijeg po për llogari të Conference League. Në përfundim të sfidës pala shqiptare ishte shumë e zhgënjyer nga arbitri, i cili sipas tyre ishte qartësisht i njëanshëm.

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: “Ne humbëm sot një ndeshje që nuk ishte e balancuar për mua. Nuk e di se çfarë ndodhi me këtë gjyqtar, por ai humbi kontrollin dhe gjithçka tjetër. Për mua nuk ishte një ndeshje e ligjshme sepse nuk mund ta besoj se sa herë ka vërshëllyer kundër nesh. Përsa i përket ekipit tim mund të them se luajtën mirë dhe me konfidencë.”

Erdenis Gurishta, kapiteni i Vllaznisë: “Ishte një humbje e papritur pasi nuk e mendomim kështu. Nuk dua të justifikohem, por albitri u pa që në minutën e parë që ishte shumë tendecioz. I kërkova skuadrës të kishte kujdes sepse arbitri u pa. Edhe penalltitë ishin kontakte shumë të lehta për t’u dhënë.”

Si Partizani ashtu edhe Vllaznia javën e ardhshme do të luajnë ndeshjen e kthimit për turin e parë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?