Fitorja spektakolare e Shqipërisë, Rama: Faleminderit djem të mrekullueshëm

13 Tetor 2023, 08:03| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 08:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë futbollistët e Kombëtares të cilët triumfuan dje me një rezultat të shkëlqyer duke shënuar 3-0 me Çekinë.

Rama ka ndarë edhe një foto të renditjes së Shqipërisë në grupin E ku kryesojmë.

‘MIRËMËNGJES

me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Mbrëmjen e 12 tetorit 2023, në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?