Momenti i tensionit

Fitorja s'i kënaq, tifozët e Besiktas kapen me drejtuesit e Tiranës dhe përplasen mes tyre (VIDEO)

28 Korrik 2023, 10:13
  • Share

Besiktas ia doli të fitojë 3-1 me Tiranën në Stamboll, për ndeshjen e parë në turin e II kualifikues në Conference League. Sfida mund të ishte interpretuar ndryshe nga bardheblutë, teksa dy gola mund të ishin shmangur nga Selmani.

Veç lojës në fushë, një tjetër ishte dhe ajo në tribuna. Të shumtë ishin tifozët e Tiranës në Stamboll, teksa pas golit të tretë të Besiktas, tifozët e këtyre të fundit janë kapur me drejtuesit e Tiranës në pjesën VIP të stadiumit. Për fat nuk ka pasur përplasje mes tyre.

Nga ana tjetër, ultrasit e Besiktas kanë fërshëllyer lojtarët e tyre për lojën jo të mirë, kjo pas golit të Tiranës. Veç saj, dy grupime të ndryshme të turqve janë përplasur edhe fizikisht duke u dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të ulur tensionet.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket programi i Bashës për zgjedhjet e 2025-ës?