Orges Shehi, trajneri i Partizanit

Fitorja minimale në Kupë, Orges Shehi: Fusha s'na la të luanim, lutemi që Skuka mos ketë tërheqje

20 Shkurt, 15:54| Përditesimi: 20 Shkurt, 15:55

  • Share

1708440928_1705776336orgesshehipartizani.jpg
Partizani fitoi 0-1 në Kukës për çerekfinalen e parë në Kupën e Shqipërisë. Goli i ish-kapitenit të verilindorëve, Gjelbrim Taipi, i dha suksesin "Demave" që në 5 mars në ndeshjen e kthimit shkojnë në avantazhin minimal.

Pas ndeshjes për MCN trajneri i të kuqve, Orges Shehi tha se fusha nuk i la të bënin një lojë më të mirë. Frikë për Skukën, me Partizanin që dyshon se sulmuesi që luajti vetëm 20 minutat e para të kësaj përballje mund të ketë bërë tërheqje muskulore.

"E kishim vlerësuar shumë këtë ndeshje. Na penalizoi shumë edhe fusha për të luajtur siç donim, ishte e rënduar, për këtë arsye kishte më shumë tranzicion apo krosime. Ishim shumë të kujdesshëm edhe në mbrojtje, jam i kënaqur me performancën që dhanë lojtarët e rinj.

Ne kemi nxjerrë një mësim që pësonim gola në tranzicion. Patjetër që kishim raste për ta mbyllur ndeshjen, por jo çdo rast bëhet gol. Duhet të mbajmë fort urinë dhe dëshirën që ne kemi tani. Skuka? Informacioni i parë është që ka kontraktim, urojmë shumë të jetë kështu. Lutemi që të mos ketë pësuar tërheqje", tha Orges Shehi.


Lajmi kryesor:

Kupa e Shqipërisë/ Fagu debuton me barazim, Teuta 0-0 Tirana! Partizani fiton 0-1 në Kukës (VIDEO)


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?