Fitorja me përmbysje për titullin, trajneri i Tiranës Orges Shehi: Vlen dyfish për momentin ku jemi! Dorëzohen te Partizani

17 Prill 2023, 12:32| Përditesimi: 17 Prill 2023, 16:05

  • Share

Tirana ka vendosur një dorë te titulli kampion në javën e 29 të Superligës, pasi bardheblutë kanë fituar 2-1 me përmbysje kundër Egnatias, një kundërshtari që renditet në vendin e tretë. Pas golit të Kasës ‘dopieta’ e Kristal Abazajt i dha 3 pikët të besuarve të Orges Shehit.

“Fitore e rëndësishme për vetë ecurinë dhe pozicionin. Aq më tepër kur përmbys një kundërshtar që ka vlera dhe rival direkt ku janë 3 rezultatet. Merr vlera edhe përmbysja, por edhe situate ku jemi. Ne nuk dorëzohemi dhe fokusohemi gjithmonë tek ndeshja e rradhës,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Më vjen keq vetëm që marrim dy gola me devijim topi si me Partizanin ashtu edhe me Tiranën. Gjithsesi këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe besoj se do rikuperojmë në ndeshjet në vazhdim,”-tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.

Tirana udhëheq kampionatin me 5 pikë më shumë se Partizani ndjekës, pasi të kuqtë po të dielën u mposhtën 3-2 nga Laçi. Pas ndeshjes trajneri Colella tha se nëse Tirana do fitonte atëherë çështja e titullit mund të quhet e mbyllur. Duket se të kuqtë janë dorëzuar kur kanë mbetur edhe 7 javë kampionat pavarësisht se ka patur kontestime të shumta për arbitrat.

Ndërkohë më herët Vllaznia barazoi pa gola në Kukës, ndërsa po 0-0 u mbyll sfida tjetër mes Erzenit dhe Kastriotit të vendit të fundit. Në ‘paqe’, por me shifrat 2-2 përfundoi përballja mes Bylisit dhe Teutës, dy skuadra të tjera që notojnë në ujërat e mbijetesës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?