Kryeministri Edi Rama

Fitorja e vërtetë e Ramës

19 Maj 2023, 10:33| Përditesimi: 19 Maj 2023, 10:36

  • Share

Dorëheqja e Alibeaj e kthen në pikën e nisjes gjithë betejën brenda PD, aty ku nisi, me përjashtimin e Berishës. Ikja e Bashës dhe tani e Alibeaj, e ka lënë fraksionin antiberisha pa një përfaqësues zyrtar, por tani edhe pa një strukturë, çka praktikisht e kthen në një grumbull deputetësh pa kokë e pa kollonë, të cilët ose do bashkohen me Berishën ose duhet të fillojnë një projekt të ri politik diku tjetër. 

Alibeaj ishte i fundit që si kryetar i grupit parlamentar kishte tagër zyrtar. Tani në krye të fraksionit është Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi dhe tashmë bashkimi i PD me Foltoren është vetëm çështje modalitetesh, pasi të diskutohet pozicioni i Tabakut dhe Bardhit në PD-në e re. Ajo që ka dalë nga zgjedhjet në fakt është një krijese antiamerikane, e cila e ka të sigurtë që do të jetë akoma më e vogël në zgjedhjet e ardhshme politike në vitin 2025.

Investimi amerikan në politikanët antiberishë praktikisht u shumëzua me zero dhe opsionet qe ata kanë përpara janë disa ku pranimi i Berishës është i pallogaritshëm. Kështu që ju mbetet që të fusin Shqipërinë në një izolim të artë si në kohën e Enver Hoxhës ku vendi u hibernua për 45 vjet dhe doli nga komunizmi me tollona ashtu sikurse hyri në komunizëm. Por kjo nuk ka asnjë arsye pasi prania e rrymave antiamerikane është në shumicën e vendeve të NATO-s dhe amerikanët kanë eksperiencë në menaxhimin e tyre.

Varianti i dytë është përkrahja e Ramës, dhe mesa duket ky është opsioni që amerikanët kanë zgjedhur. Por ky është edhe opsioni qe Rama ëndëron. Me këtë lloj opozite kam-kum ai bëhet zot i plotfuqishëm i vendit. E pastaj asgjë. Kush kujton se do ti fitojë zgjedhjet Berisha në 2025-ën, me siguri hyn tek grupi që e di Tokën të sheshtë dhe Amerikën fshat në Kurvelesh. Rama, përballë një opozite të damkosur nga SHBA dhe Britania e Madhe të cilat opozita i ka sulmuar me kuç e me maç, thjesht do ta konsiderojë Ramën një guvernator të preferuar të tyre.  Kurse grupi i PD zyrtare që tashmë është shthurur, i bëri gropën të vetmes shpresë që dikur një opozitë të vinte në pushtet të paktën pas dhjetë vitesh. Por fundja kujt i hyn në xhep. Askush nuk denohet për vetëvrasje.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 19/05/2023 12:12

    EDHE NE JU THEMI FALEMINDERIT JUVE PER TE GJITHA PUNET QE KENI BERE...JENI ME TE MIRET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?