Ekipi gjerman

Fitorja e Suedisë fut në panik gjermanët, ja pse “biskota” mund të përsëritet sërish

18 Qershor 2018, 23:52| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 23:56

  • Share

Fitorja e sotme e Suedisë, ka bërë që ekipi që la jashtë Botërorit Italinë, të fusë në panik edhe një kombëtare tjetër të madhe. Gjermania mund të quhet zyrtarisht në panik, pasi në grupin F, Suedia dhe Meksika kryesojnë të dyja me nga 3 pikë, pas fitoreve minimale 1:0.

Ndaj Suedisë, ekipit gjerman i duhet patjetër fitorja, pasi nëse ndeshja mbyllet të paktën në barazim, Suedia do të shkonte 4 pikë. Duke marrë parasysh një fitore të mundshme të Meksikës me Korenë e Jugut, meksikanët do shkonin në kuotën e 6 pikëve, dhe në fund mund të përsëritet një “biskotë”, si ajo e Danimarkë-Suedi në Europianin e 2004, që u mbyll në barazim 2:2, rezultat i cili i hyri në punë të dy ekipeve dhe la jashtë grupit Italinë.Në ndeshjen e fundit, mes Suedisë dhe Meksikës, për të kaluar grupin të dyja ekipeve mund t’iu shërbejë një barazim, duke e menduar Gjermaninë me 1 pikë në total, dhe Suedia njihet për këto “manovra”… Më poshtë, ndeshjet e mbetura dhe tabela e renditjes në grupin F.

Renditja – Grupi F

Ndeshjet e mbetura – Grupi F

Komento

Komente

  • Pirdh pirdh: 19/06/2018 10:16

    5 gola do ti futi Gjermania Suedisë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?