Manastirliu në intervistën për Report Tv

Fitorja e PS, Manastirliu për Report Tv: Konfirmim i punës sonë dhe i objektivave që kemi për të ardhmen e Shqipërisë

15 Maj 2023, 17:32| Përditesimi: 15 Maj 2023, 18:11

  • Share

Deputetja e PS, e zgjedhur në Njësinë Administrative Nr.9 në Tiranë, Ogerta Manastirliu gjatë një prononcim për gazetaren e Report TV, Ledina Jakimi, tha se është thelluar rezultati zgjedhor në Njesinë 9 në favor të kandidatit të PS, kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.  Manastirliu bëri me dije se diferenca në vota drejt përfundimit të numërimit është mbi 2800 vota në favor të Veliajt.

"Nuk kemi patur asnje problematikë, ku vërehet që kryetari Bashkisë Erion Veliaj ka një epërsi të ndjeshme me kandidatët e tjerë dhe mbështetja në Njësinë 9 është rritur krahasuar me zgjedhjet e kaluara",- tha Manastirliu.Na vendos në një përgjegjësi shumë të madhe dhe në një angazhim të madh  për t’iu përmbajtur të gjitha angazhimeve që kemi para qytetarëve. Kjo ëhstë një votë për zhvillimin dhe të ardhmen e Shqipërinë.

Ne kemi pasur objektivat tona mbi 50 bashki dhe i kemi pasur të sigurta, pikërisht për shkak punës që kemi bërë.

Ne jemi një parti që kemi një organizim shumë të mirë në territor por nuk do të mjaftonte kjo nëse nuk do të kishim bërë një punë shumë të mirë. Është PS dhe Rama që do të mbështesin bashkitë që t’i realizojmë të gjitha projektet zhvillimore”, tha Manastirliu.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?