Fitorja e Francës/ Përplasje mes tifozëve francezë dhe marokenë, i riu humb jetën në Montpellier! U përplas nga makina (VIDEO)

15 Dhjetor 2022, 07:36| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 09:00

  • Share

Pas fitores së Francës në përballjen me Marokun, ka pasur trazira mes tifozëve në Montpellier për rezultatin e gjysmëfinales të Kupës së Botës. Mes turmës, një djalë rreth 14 vjeç është goditur nga një makinë. Ai u transferua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë. 

Automjeti është gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe policia ka nisur hetimet. Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin e tij pranë vendit të ngjarjes.

Ndërkohë trazira kishte edhe në Paris e Bruksel, ku ka ndërhyrë policia për të shpërndarë turmat. Rreth 10,000 policë shtesë ishin vendosur në të gjithë Francën për të “siguruar që ndeshja të mbetet një festë”, tha të martën ministri i brendshëm Gerald Darmanin. 115 arrestime u bënë në zonën e Parisit, njoftoi policia të enjten pak para orës 1 të mëngjesit.

Përplasjet erdhën pasi Franca siguroi vendin e saj në finalen e Kupës së Botës në Katar pasi mposhti Marokun 2-0 . Ata do të luajnë kundër Argjentinës në finale të dielën.

Franca fitoi 2-0 me Marokun në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit dhe gjen në finale Argjentinën. Të diel në orën 16:00 djemtë e Deschamps do kërkojnë të mbajnë kurorën e kampionit të botës teksa përballë do jetë Lionel Messi me shokë. Ndeshja e sotme për Francën u vendos nga golat e Theo në minutën e 5 dhe Kolo Muani në minutën e 79.

Komento

Komente

  • Artan: 15/12/2022 12:44

    Mua mor Dan,nuk ne duket vetja race superiore,dhe nuk dukesh si ata psikopatet "progresive" qe e cojne punen gjithmone te raca, prandaj po te pergjigjem. S'ka rendesi ku jam une e ku jane shqiptaret,po nese do ta dish,edhe shqiptaret, nese jane jashte, duhet te mbajne vendin si te huaj dhe te respektojne vendesin, ose te integrohen e te behen shtetas besnike te atij vendi qe i ka hapur dyert. E kupton ti c' behet apo jo, keta marokenet i vune fla ken Belgjikes kur fituan,ndersa tani edhe me keq,nuk lejojne francezet te festojne ne vendin e tyre.

    Përgjigju
  • Artan: 15/12/2022 10:51

    Keshtu eshte kur i le te huajt te ben zot ne vendin tend. Franca dhe Evropa Perendimore po ia shohin dhe do t'ia shohin edhe me shume hajrin shumekulturalizmit.

    Përgjigju
    • Den: 15/12/2022 12:12

      Fashizmi nuk u shkon per shtat shqiptareve mor artan Si te duket ty vetja,race superiore sepse jemi me te vonuarit ne krijimin e shtetit,me te varferit dhe me problematiket per krime ne europe.Duhet te mendohesh mire kur thua qe jam shqiptar jashte shtetit,.Ku jeton ti mor Artan,e di ti qe mbi 1 milion shqiptare ne 3 milion gjithsej jetojne jashte shtetit?Prandaj ne duhet te jemi me tolerantet me kulturat dhe racat e tjera

  • Genci: 15/12/2022 08:39

    Marokenet duhet ta marrin me shtruar. Kane rrethuar makinen qe kishte ndaluar ne trafik dhe i kane marre flamurin francez qe kishte ne dritare. Shoferin e ka zene paniku edhe ka dale nga rreshti me shpejtesi duke perplasur femijen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?