Fitorja e 10 në Londër? Nelson Hysa: Është qyteti botëror i boksit, pres mbështetjen e shumë shqiptarëve

24 Qershor 2023, 16:36| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 17:07

  • Share

Rugëtimi në boksin profesionist po shkon më së miri dhe të premten në Londër Nelson Hysa do tentojë fitoren e 10 në po kaq ndeshje. Mirëpo përballë nuk do jetë një boksier dosido, pasi kampioni i Çekisë Pavel Sour njihet për ndeshjet e forta në peshat e rënda.

“Kam kohë që e pres një ndeshje në Londër. Ky qytet, por edhe Anglia është maja e boksit botëror. Stërvitja jonë nuk është ndalur asnjëherë. Ka 1 vit e gjys që stërvitem intensivisht që të dal sa më mirë në këto ndeshje,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Dy gjigandët e boksit do vihen përballë në kryeqytetin anglez ku siç dihet ka edhe shumë shqiptarë. Nelsoni shpeshherë grumbullon tifozë të shumtë kur ndeshet, ndërsa edhe këtë herë nuk pritet të jetë ndryshe.

“Gjej rastin me i falenderu nga televizioni juaj për mbështetjen, për numrin e lartë të biletave të shitura. Është sadisafaksion për ne dhe uroj që të na dali mirë e të bëjmë ndeshje të bukura që edhe tifozët të kënaqen,”-tha Nelson Hysa, boksier.

Aktualisht Nelson Hysa renditet i 149 në botë në peshat e rënda dhe kjo përballje do ta rrisë shumë në klasifikim, ndërsa gjithashtu i mundëson të provojë kundërshtarë edhe më të fortë në një të ardhme të afërt.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?