'Fitore bindëse për vazhdimësinë', Daja i lumtur pas fitores me Dinamon! Shkëmbi: Moment i vështirë psikologjik!

14 Dhjetor 2021, 11:33| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 15:10

  • Share

Derbi me Dianamon i ka takuar Partizanit, që ka fituar me rezultatin 1-0 në ‘Air Albania’, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në një moment kritik për të kuqtë, por që ka zhytur në një krizë të thellë Dinamon.

“Ishte një fitore bindëse. Ishte një rikuperim i atij hapi jo të mirë që kemi bërë me Vllazninë pavarësisht se në këto 6 javët e fundit kemi një vazhdimësi të rezultateve pozitive. Ne nuk do përmendim fjalën titull, por do ta zëvendësojmë me rikuperim në tabelën e klasifikimit,”-tha Ilir Daja, trajner i Partizanit.

“E rëndësishme është loja, loja e mirë, pastaj vjen rezultati. Tirana është shumë para, por kampionati është i gjatë,”-u shpreh Gaz Demi, president i Partizanit.

Ndërkohë humbja e tretë radhazi në kampionat ka shtuar alarmin për largimin e trajnerit Shkëmbi nga Dinamo pavarësisht se drejtuesit kanë vendosur të mos bëhet asnjë ndryshim deri në fundin e këtij vit kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.

“E di që në këtë moment të vështirë, sidomos psikologjik, më e thjeshta është duke e kaluar me të shënuar i pari. Patëm 2-3 rastet tona por faktkeqësisht nuk realizuam. Vazhdojmë të gabojmë dhe të realizojmë gola për kundërshtarin,”-tha Bledi Shkëmbi, trajner i Dinamos.

Me këtë fitore Partizani është ngjitur në vendin e 5 me 18 pikë, ndërsa Dinamo renditet e shtat me 5 pikë më pak. Sfida tjetër e ditës së hënë mes Teutës dhe Kukësit është mbyllur 0-0.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?