Rubin Hebaj

Fitoi 'Topin e Artë', Rubin Hebaj firmos në Arabinë Saudite

31 Janar, 17:15
  • Share

Rubin Hebaj është sulmuesi më i ri i Al-Orobah në Ligën e Parë të Arabisë Saudite. 25-vjeçari shkodran ka lënë FK Andijon në Uzbekistan, aty ku u shpall lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas me 14 gola dhe do kërkojë që me skuadrën e tij të ngjitet në elitën e Arabisë Saudite, për t'u përballur më pas me yjet e futbollit që kanë zbarkuar në vendin e naftës.

Hebaj është prezantuar edhe zyrtarisht, duke ndryshuar ambient për një pagë më të lartë. Në fundin e kontratës me uzbekët, ish-sulmuesi i Vllaznisë, Partizanit apo edhe Teutës tanimë do kërkojë gola në një tjetër ambient.

Skuadra e re e Hebajt për momentin renditet në vendin e pestë në kampionat, me 32 pikë në 19 javë, vetëm një pikë larg nga vendi i tretë që të siguron një biletë për në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?