Joe Biden

Fitoi në New Hampshire, Biden: Është e qartë se Trump do të jetë kandidati i Partisë Republikane

24 Janar, 09:05| Përditesimi: 24 Janar, 09:08

  • Share

Presidenti Joe Biden, i cili sapo fitoi zgjedhjet paraprake demokrate në New Hampshire tha se ishte “e qartë” që Donald Trump do të ishte kandidati republikan për vitin 2024 pasi ish-presidenti fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane.

“Tani është e qartë se Donald Trump do të jetë kandidati republikan. Demokracia jonë. Liritë tona personale, nga e drejta për të zgjedhur deri te e drejta për të votuar. Ekonomia jonë, e cila ka parë rimëkëmbjen më të fortë në botë që nga COVID. Të gjitha janë në rrezik”, tha Biden në një deklaratë.

Biden falenderoi mbështetësit e tij në New Hampshire, të cilët morën pjesë në përpjekjet për të fletëvotim emrin e tij, duke e quajtur  “një demonstrim historik të përkushtimit ndaj procesit  demokratik”.


Lajmi kryesor:

Fitore historike për Donald Trump në zgjedhjet paraprake republikane në New Hampshire! Haley zotohet të luftojë: Gara ende s'ka përfunduar


S.S//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?