Gregory Jarvis me biletën e lotarisë

Bota

Fitoi lotarinë, por nuk i shijoi dot paratë! Burri gjendet i mbytur në det me biletën në xhep

2 Tetor 2021, 08:12| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 08:18

  • Share

Një burrë në Michigan u gjet i mbytur me një biletë fituese të një lotarie në xhep.

Gregory Jarvis kishte fituar një lotari prej 45 mijë dollarësh, por për fat të keq ai nuk arriti që t’i tërheqë këto pasi u mbyt në det.

Në xhepin e tij të pantallonave u gjet dhe bileta e lotarisë me vlerë prej 45 mijë dollarësh.

Autopsia tregon se Jarvis kishte lëndime në kokë dhe u zbulua se ishte mbytur dhe plagët që kishte marrë ishin shkaktuar nga rënia e tij nga varka.

‘Ai kishte në plan të merrte ato para dhe të shkonte të shihte motrën dhe babanë e tij në Karolinën e Veriut’- tha një mikesha e tij.

Paratë e lotarisë do tërhiqen nga të afërmit e tij të cilët kanë tashmë biletën fituese.

Gregory Jarvis teksa fitoi lotarinë

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?