Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni

Fitoi Kupën e Botës, Lionel Scaloni shpallet trajneri i vitit nga IFFHS-ja

8 Janar 2023, 17:46| Përditesimi: 8 Janar 2023, 17:47

  • Share

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS) ka zgjedhur Lionel Scalonin si trajnerin më të mirë të vitit 2022. Tekniku fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar, duke grumbulluar më shumë vota se të tjerët.

44-vjeçari dërgoi trofeun në Argjentinë pas 36 vitesh pritje, teksa mori 240 vota. Në vendin e dytë u rendit Deschamps, trajneri i Francës që humbi në finale me Argjentinën. 45 vota mori tekniku i Francës, ndërsa në vendin e tretë me 40 vota u rendit marokeni Walid Regragui. Ai e drejtoi Marokun në pozitën e katërt në Botërorin e Katarit.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?