Adriana Matoshi

Fitoi dy herë betejën me tumorin, Adriana Matoshi po përballet me një sëmundje të re, aktorja: Lutuni që të kthehem

12 Mars, 11:21| Përditesimi: 12 Mars, 11:23

  • Share

Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, pasi fitoi dy herë betejën me tumorin, po përballet me një sëmundje të re.

Në një postim në rrjetet sociale, aktorja shprehet se “shëndeti e tradhtoi sërish” dhe se është shtruar në spital por për t’u rikthyer sërish.

 “Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re”, shkruan Adriana Matoshi.

Aktorja ka zbuluar se do të nënshtrohet një tjetër operacioni, ku u kërkon ndjekësve të saj: “Ju lutnu unë me u kthy mirë.”

Adriana Matoshi iu nënshtrua më 1 dhjetor 2021 një operacioni për heqjen e tumorit në tru, që iu rikthye pas 9 vitesh. Aktorja arriti që ta fitojë “betejën” me sëmundjen e rëndë dhe u rikthyer sërish në Kuvend. Adriana Matoshit iu desh të përballej për herë të parë me sëmundjen kur ishte shtatzënë dhe priste të sillte në jetë një fëmijë.

Postimi i plotë

Edhe një tjetër …

Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.

E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.

Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.

Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.

Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.

Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.

Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.

Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.

Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.

Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.

Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.

E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.

Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.

Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.

Unë prapë ju du shumë!

Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.

Unë po shkoj, për me u kthy.

Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.

Po shkoj.

Ju lutnu unë me u kthy mirë.

Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?