Fitoi betejën me kancerin e gjirit, rrëfimi i 58-vjeçares nga Lezha: Pashë gjendrën para 7 vitesh, e neglizhova! Pas operacionit, ndërpreva punën! Jetoj me pension

14 Tetor 2023, 15:48| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 19:20

  • Share

Hanife Vija nga Lezha 7 vite më parë u diagnostia me kancer gjiri. Në atë kohë ishte 51-vjeçe dhe punonte në portin e Shëngjinit. E fortë, e qeshur dhe plot pozitivitet, 58-vjeçarja e cila jeton e vetme, rrëfen momentet e vështira kur u diagnostikua me sëmundjen e rëndë, për të cilen u informua vetem pas operacionit që bëri në Tiranë.

“Pashë në trupin tim një kokërr (gjendër) por e neglizhova. E pashë në gusht dhe në dhjetor u bë e madhe, u detyrova të shkoj në spital”, tha Hanife Vija.

Beteja me sëmundjen ishtë mjaft e vështire tregon Hanife Vija për shkak dhe të pamundësive financiare, por falë ndihmës së bluzave të bardha dhe miqve ka arritur tja dalë.

“Shkova në Tiranë u operova, vazhdova me mjekime. Më ranë flokët, jam ndier shumë keq. Por tashmë kjo ka kaluar dhe jam më mirë, shkoj vetëm për kontrolle në Onkologjik”, tha ajo.

Sëmundja e rëndë e detyroi ta ndëprese punën dhe aktualisht trajtohet me pension invaliditeti, ndërsa mjekimin e ka të vazhdueshem. Hanife Vija ka një këshillë për gratë dhe vajzat që vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa apelon që mos të neglizhojnë.

“Ka qenë shumë e vështirë se unë jetoj vetëm dhe nga gjendja ekonomike copë-copë. S’kam pas lek me ble një amita. Punën e kam lënë dhe kam dalë në KEMP (pension invaliditeti)”.

Numri i të prekurve nga kanceri i gjirit në Lezhë ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, ndërsa mbështetja financiare për të përballuar kostot e kurimit shihet si domosdoshmeri për këtë kategori.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?