Sport

Fitimi i Superkupës, Teuta i përgjigjet Vllaznisë: E merituam ne titullin! Duka: Duhet të përmirësohemi shumë me VAR-in

29 Gusht 2021, 12:20| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 12:41

  • Share

Fitorja e Superkupës me rezultatin 3-0 tregon qartë se Teuta e ka merituar kampionatin e sezonit të kaluar. Kështu i kundërpërgjigjen protagonistët e klubit durrsakët kampit shkodran që kishte provokuar duke thënë se titulli kampion i sezonit të kaluar nuk shkoi te i zoti.


Edi Martini, trajner i Teutës: “E rëndësishme është qe ne vazhdojmë përpara, vazhdojmë me fitimin e trofeve. Të dy ekipet kishin lojtarë të rinj në përbërje, gjithsesi ne e kemi merituar fitoren e kampionatit. Megjithatë janë histori të shkuara dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”


Edmond Hasanbelliu, president i Teutës: “Ne e prisnim këtë fitore pasi skuadra ka bërë ndeshje të mira pavarësisht se jemi eliminuar në Kupat e Europës. Mendoja se mund ta fitonim, pasi Vllaznia ishte një skuadër në dukje e re dhe e prisja këtë fitore.”


Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: “Mendoj se e kishim ndeshjen më shumë në kontroll, por çdo gabim mund të kushtojë. Mëenyra se si i pësuam golat ishte shumë e thjeshtë.”


Superkupa e Shqipërisë ishte ndeshje e parë në futbollin tonë që zhvillohet me sistemin VAR pavarësisht se ende nuk është çertifikuar nga UEFA.


Armand Duka, president i FSHF-së: “Për përdorimin e VAR do të duhet kohë për të arritur në nivelet më të larta, për të patur sa më pak gabime se pa gabime është pothuajse e panmundur.”


Për Teutën ishte Superkupa e dytë radhazi kundër Vllaznisë dhe trofeu i katërt në harkun kohor të një viti e pak. Ndërsa Vllaznia duhet të provojë një tjetër mundësi për Superkupën e tretë në histori.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?