Fitime të fryra? Bledi Mane zbuloi shumat marramendëse që marrin ish-banorët e BBV, Valbona Mema komenton shifrat

8 Gusht 2023, 11:18| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 11:30

  • Share

Ish-banori i Big Brother, Bledi Mane në një intervistë televizive zbuloi pak kohë më parë fitimet e banorëve të BBV, duke shuar kureshtjen e të gjithëve. Së fundmi, ka qenë Valbona Mema ajo që ka zbuluar vërtetësinë e shifrave të publikuara.

Fitime “të fryra” apo të vërteta? Kjo mund të jetë padyshimpyetja që të gjithë kanë menduar, pasi kanë mësuar shifrat që fitojnë ish-banorët e BBV.

Deklarata e Bledi Manes, pak javë më parë për fitimet e çmendura të ish-konkurrentëve të BBV, i ka vënë të gjithë në lëvizje.

Mes të tjerave, Bledi, duke iu referuar statistikave, tha se listën e fitimeve e kryeson Luiz Ejlli, i cili fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht edhe projektet e tjera, filmat.

Efi, gjithashtu fiton nga rrjetet sociale deri në 12 mijë euro. Maestro, po ashtu, fiton në muaj 15-17 mijë euro.

Sakaq, Valbona Mema, teksa ishte e ftuar në një emision, tha se deklarata e Bledi Manes mbi shifrat e zbuluara, me siguri duhet të jenë shifra të referuara.

“Nëse e ka thënë Bledi këtë, është referuar diku dhe pa marrë mendimin e tyre, nuk ka se si e thotë në ajër”.

Pa dhënë asnjë koment tjetër, këngëtarja e njohur e skenës tha se është kënaqësi për këdo që i meriton.

Pyetjes se kush i merton më shumë, Valbona iu përgjigj me diplomaci, duke thënë se kush ka dhënë shpirtin, e ka merituar.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?