Fitim Zekthi: Gaz Bardhi do të marrë vendin e Flamur Nokës! Lufta brenda llojit duhet të ndalet

19 Tetor 2023, 22:30| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 22:36

  • Share

 

Anëtari i kryesisë së PD Fitim Zekthi në emisionin “Frontline” në Report Tv tha se kaosi i krijuar nga opozita sot në parlament tregon natyrën arrogante që ka pushteti politik në Shqipëri.

“Pamjet që pamë ne janë të shpeshta në parlament, nuk është gjë e re, ka patur bilbila, daulle. Si pamje nuk janë të reja. Këto pamje tregojnë dy gjëra. Së pari natyrën e pushtetit politik në Shqipëri që gjithmonë ka qenë arrogant. Kjo opozitë që shohim ne në parlament s'ka fuqi që ti bëjë qytetarët të kthejnë kokën nga ata, prandaj bën këto gjëra. Nga këto protesta mund të ketë edhe në kongresin amerikan. Unë nuk e kam hallin te kjo, por e kam hallin te disa njerëz që kanë nevojë për një protagonizëm brenda PD”, tha Zekthi.

Ndalur te lufta e brendshme në PD, Zekthi tha se duhet të ndalet. Për Gaz Bardhin që tashmë është pozicionuar krah Sali Berishën, Zekthi tha se tha se kërkon që t’i zërë vendin Flamur Nokës.

“Gaz Bardhi do të marrë vendin e Flamurit dhe prandaj bën kështu. Lufta brenda llojit duhet të ndalet. Nuk e di nëse Noka e ka kuptuar këtë”, tha Zekthi.


Lajmi kryesor:

Kaosi në Kuvend, Flamur Noka flet për skenarët: Po shkojmë drejt mosbindjes civile! Pati nxitje për përplasje fizike! Duka: Të afrohemi dhe me Bashën


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?