Fitër Bajrami, Meta vizitë në KMSH: Të zgjidhet çështja e pronave për komunitetet fetare në Shqipëri

10 Prill, 11:56| Përditesimi: 10 Prill, 13:23

  • Share

 

Kryetari i Partisë së lirisë, Ilir meta për Fitër Bajram ka zhvilluar një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar. Meta uroi të gjithë besimtarët myslimanë për këtë ditë të rëndësishme, për më shumë paqe e begati.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë u ndal edhe tek çështja e pronave për komunitetet fetare, ku kërkoi që t’u jepet zgjidhje pa vonesa.

“Të kujtojmë porosinë e profetit Muhamed; të nxitojmë për punë të mira dhe të bëjmë të gjitha sakrificat dhe iu shpërblefshin sakrificat atyre që kanë agjëruar dhe njëkohësisht paqe dhe begati në familjen e çdo shqiptari.

Më duhet të theksoj në këtë ditë, se do kemi më shumë mbarësi nëse i japim zgjidhje çështjes së pronave të besimeve të komuniteteve fetare. Që në vitin e parë si president, duke parë raportet ndërkombëtare për çështjet e pronave dhe moskthimin e tyre, të marra nga komunizmi apo të mbërthyera nga korrupsioni, kam kërkuar gjendjen reale nga ministria e Drejtësisë, të atyre pronave. Por kurrë nuk mora asnjë përgjigje. Dikush më tha; është e lehtë të flasësh. Por është me e lehtë të veprosh. Në këtë mënyrë u dha edhe leja e Katedrales edhe pse kundërshtohej nga aktorë të rëndësishme politikë të kohës, njëri prej tyre vijon të jetë në pushtet sepse mendonte të bënte një kullë atje, siç ka bërë ne vende të tjera.

Të zgjidhet njëherë e përgjithmonë çështja e pronave për komunitetet fetare në Shqipëri pa vonesa dhe pa asnjë përjashtim”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Sot Fitër Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’! Kreu i KMSH: Të rinjtë mos të braktisin vendin! Ndalni dhunën ndaj grave


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?