Fiskalizimi, ngrihet Komisioni i përbashkët mes Tatimeve e AKSHI-t për certifikimin e prodhuesve të aplikacioneve dhe mirëmbajtësit

25 Prill 2020, 12:43| Përditesimi: 25 Prill 2020, 12:47

  • Share

Koronavirusi dhe mbyllja e shumë aktivitetve ekonomike nuk ndalon implementimin e fiskalizimit, apo e njohur ndryshe si gjenerata e re e pajisjeve fiskale pasi futet në përdorim aplikacioni nga i cili do të printohen  faturat dhe në vitin e ardhshëm të mund të përdorim faturën elektronike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë urdhërin e përbashkët mes saj dhe Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për emërimet në komisionin e përbashkët çertifikues, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë për aplikim dhe çertifikim të çdo subjekti të interesuar.

Në këtë urdhër të përbashkët përcaktohen detajet teknike mbi saktësimin e procedurave të çertifikimit me qëllim qartësimin e të gjithë hapave të proçesit të çertifikimit duke filluar nga aplikimi e deri tek marrja e çertifikatës.

Në urdhër është përfshirë edhe ngritja e një Komisioni të Përbashkët, i cili do të merret me çertifikimin e subjekteve të interesuar për të prodhuar zgjidhjen  softëare-ike apo apilikacionin si dhe do të çertifikojë edhe mirëmbajtësit e zgjidhjeve softuerike.

Ky komision i përbashkët që do të ngrihet do të shqyrtojë të gjitha aplikimet si dhe do të marrë vendimin edhe për aplikimin e bërë nëse është i vlefshëm ose jo dhe në rast se aplikimi është i paplotë Komisioni kërkon nga subjekti plotësimin e dokumentacionit shtesë.

Po i njëjti komision do të hartojë një rregullore për saktësimin e procedurave teknike të testimit të zgjidhjes softëerike. Vlefshmëria ose jo e një aplikacioni të propozuar nga subjekti do të vendoset me shumicë të votave të anëtarëve të komisionit dhe në rast se nuk arrihet vota e bashkëkryetarëve do të jetë vendimmarrëse.

Pas përfundimit të testimit dhe përzgjedhjes nga Komisioni i Përbashkët i DPT-AKSHI, do të jetë këta dy institucione që do të lëshojnë çërtifikatën e regjistrimit të prodhuesve dhe të mirëmbajtësve softwerik.

Fiskalizimi pritet të vihet normalisht në zbatim më 1 shtator të këtij, viti dhe synon monitorimin në kohë reale të transaksioneve si dhe të bëjë të mundur uljen e evazionit fiskal

Ngritja e komisioni të përbashkët mes Tatimeve dhe AKSH

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?