Denaj ne Berat

Fiskalizimi/ Denaj vijon takimet: Koha për një administratë moderne me standarde evropiane

27 Janar 2021, 13:39| Përditesimi: 27 Janar 2021, 13:45

  • Share

Që prej 1 janarit procesi i fiskalizimit ka hyrë në fazën e parë të implementimit në vendin tonë nga Ministria e Financave.

Vetë ministrja Anila Denaj ka qenë sot në një takim në Drejtorinë e Tatimeve në Berat. E shoqëruar nga drejtori Stavri Ceca, Denaj bashkëbisedoi me përfaqësues të enteve publike.

Ministrja u shpreh se ka ardhur koha që në vend të instalohet një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar.

“Ka ardhur koha që ne të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar. Çka do të thotë që, ne nuk do të shohim më tatimorë nëpër kafene dhe kjo lidhet sa me avancimin në teknologji, aq edhe me nismat që ka marrë qeveria shqiptare vitin e kaluar që, biznesi me një qarkullim deri në 14 milionë lekë tatim fitimin e ka zero dhe është rritur pragu i TVSH-së  nga 2 në 10 milionë lekë. Çka e bën që 2/3 e bizneseve  në të gjithë vendin  të punojnë të qetë në aktivitetin e tyre”, u shpreh Denaj.

Ndërkohë që nga ana e tij drejtori Stavri Ceca tha se në Berat janë 77 ente publike, të cilat do veprojnë me fiskalizimin.

Që prej 1 janarit ka një detyrim ligjor për të mos pranuar fatura, të cilat nuk janë të fiskalizuara. Tre janë fazat që do të implementohen në këtë proces. Faza e parë, bizneset që kanë marrëdhënie me entet publike fiskalizohen dhe në vijim bashkë me certifikatën elektronike mundësojmë lëshimin e faturës elektronike. Faza e dytë fillon në 1 korrik dhe është marrëdhënie e bizneseve me njëri-tjetrin, por për ato transaksione që kalojnë nëpërmjet llogarive bankare dhe faza e tretë, në 1 shtator marrëdhëniet me para në dorë, ato që në fund kompletojnë të gjithë procesin.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?