Avioni 'Fishta' ulet në Rinas

'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit

31 Mars 2023, 22:21| Përditesimi: 31 Mars 2023, 22:36

  • Share

Avioni që mban emrin e shkrimtarit të njohur shqiptar “Gjergj Fishta”, është ulur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama i cili shkruan gjithashtu se me avionin “Gjergj Fishta”, arrin në 4, numri i avionëve të linjës së fluturimeve 'Air Albania'. Fishta pason avionët e mëparshëm të linjës ‘Air Albania’ Lasgushin, Migjenin dhe Naimin. Migjeni që mbulon linjat e Romës, Milanos dhe Bolonjës në Itali dhe Lasgushi që mbulon Stambollin në Turqi.

“Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit”-shkruan Rama.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 01/04/2023 16:22

    Turkish Arlines ka 49.18%, Albpetrol 10% dhe kusurin e ka MDN Investment, shoqëri shqiptare. Dmth shteti shqiptar është ai që vendos për diferencën duke qenë se të dyja palët e tjera nuk kanë 50.1%. Dhe se kuptoj çfarë të keqe ka të jesh partner me Turkish Airlines, sidomos për një kompani në një fushë pa eksperiencë të mëparshme.

    Përgjigju
    • genti: 01/04/2023 21:45

      jo albpetrol o shok por albcontrol (shteti) ....

  • Dyrdyl Beu: 01/04/2023 12:40

    O Vlonjat o i vrar mos u bë kaq tinzar mos bëj sikur je ekspert ekonomie në në një koh që je xero o vlonjati mero. Ai tjetri ka 32 vjet në Gjermani e ti e quan turk po ti çfar je kinez që jeton në Shqipri apo je Taleban o derman.

    Përgjigju
  • KASEMI TAVENI: 01/04/2023 09:37

    O fres a je mir nga trut avjonët Turq jan avjon numur 1 në Bot. A ke dëgjuar ti të jet rëzuar ndonjë avjon Türk në Bot. E sa për dieni të gjith avjonët e Gjermanis prodhohen në Turqi vetëm Motorrad jan Gjerman. Un që të shkruaj kam 32 vjet që punoi në aeroportin e Frankfurtit e avjonët Turq jan numur 1. Prandaj mos flisni si ekspert kur skeni vesh jeni 0. Apo vetëm shani tipit Shqiptar. Edi Rama për ngritën e avacjonit Civil duhet falenderuar. Jo vetëm sjan, sjam se kaq marim vesh vetëm me shajt dim.

    Përgjigju
    • vlonjati: 01/04/2023 10:03

      kASEMI, fres nuk ofendoi avionet turq (qe ty te dogji kaq shume sikur te jesh turk) por tha se keta avione qe publikon Rama nuk jane te pakten 100% shqiptare sepse mbi 50% i ka Turqia. E dyta ne kemi pasur linja "shqiptare" por sa here nderrohen qeverite ato falimentojne,e njejta gje do ndodhe dhe me avionet e shoqerise ( Erdogan-Rama).

  • Dori: 01/04/2023 09:04

    Shum te shtrenjta cmimet,duhen ulur si konkurrenca ndryshe nuk fluturon kush as me Fishten e as me Nolin

    Përgjigju
  • fres: 01/04/2023 08:33

    flota turke, jo flita jone, je adaptvper te mashtruar

    Përgjigju
  • ylli: 01/04/2023 01:14

    kontrolloni motorret e fishtes qe te mos na rrezohet ne lezhe...

    Përgjigju
  • edi: 01/04/2023 01:11

    po linjen direkt me ameriken kur do ta vini zoti k m se e harrove fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?