Fishta e Lezhës, fshati me 100 mijë turistë në vit! Altin Prenga: Kemi krijuar turizëm me identitet

9 Shtator 2023, 16:34| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 16:45

  • Share

Fishta është kthyer në një destinacion turistik mjaft të pëlqyer në çdo stinë të vitit.  15 km larg qytetit të Lezhës, në zemër të Zadrimës, ky fshat piktoresk tërheq mijëra turistë. Vendi ku ka lindur “Homeri i letrave shqip”, At Gjergj Fishta ofron histori, traditë dhe bukuri të pamatë natyrore.

"Njerëzit janë të mrekullueshëm, vendi i mrekullueshëm. Unë jam nga Teksasi dhe po më kujton shumë vendin tim. Unë vi për herë të parë, por ja vlen shumë ta vizitosh këtë zonë. Sigurisht unë do ju sugjeroja dhe miqve të mi që të vinë këtu", u shpreh një turiste.

"Fshati Fishtë është një mrekulli. Është shumë i bukur dhe mbi të gjitha ka njerëz bujar dhe mikpritës. Ushqimet këtu janë shumë të shijshme që s’mund të gjesh askund tjetër, ndaj dhe unë kam ardhur bashkë me shumë miq të mi. Këtu ja vlen të kalosh disa ditë relaksi", tha një tjetër turist. 

Numri gjithnjë në rritje i vizitoreve ka nxitur vendasit që të hapin rishtazi bujtina, shtëpi druri dhe restorante tradicionale. Turizmi me identitet duke prezantuar zonën me gjithçka ofron, e ka kthyer Fishten në atraksion thotë Altin Prenga, i Mrizit të Zanave.

“Sekreti është vetëm një: Turizëm me identitet. Miqtë tanë e përjetojnë zonën në të gjitha dimensionet. Këtu është dhe klima e mirë. Zakonisht janë vizitorë ditor, por ka nga ata që rrinë 2-3 ditë. Ata që prenotojnë për fjetje janë më së shumti gjermanë dhe austriakë”, tha sipërmarrësi Altin Prenga.

Referuar të dhënave fshati Fishtë në Lezhë vizitohet çdo vit nga më shumë se 100 mijë turistë, ndërsa numri po vjen gjithnjë në rritje kjo dhe falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/09/2023 01:11

    Hotelet nuk do te ishin ide e mire,ne te fundit pse vine aty kaq turiste? -Sepse 1-ka ushqim te mire dhe 2-ka pamje te eger.Do te rekomandoja qe banoret te zmadhojne pakez shtepite si ambiente akomodimi,gjithashtu verej se makina te le shume poshte asaj qe mund te jete hyrja/rruga per tek restoranti i famshem.E kane shtruar shume bukur,por per nje te moshuar,ose te semure,apo invalid me karroce eshte goxha rruge edhe pse ne pamje te pare nuk eshte shume e gjate.Nuk do te ishte keq sikur restoranti te ofronte ndonje mjet motorik me disa ndenjese falas per nevojtaret,por me /tip/ te lejueshem.

    Përgjigju
  • poli: 09/09/2023 17:28

    altin nderto aty ngjitur me restorantin dhe dy hotele me tre kate,,dhe do shikosh qe leket do te trefishohen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?