Fishekzjarrë dhe brohoritje! Tifozët e Tiranës lënë pa gjumë lojtarët e ekipit serb (VIDEO)

25 Gusht 2020, 13:04| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 13:11

  • Share

Ekipi i Tiranës do të luajë sonte në 20:00 ndeshjen e rëndësishme për turet e Champions League përballë serbëve të Crvena Zvezdës në stadiumin kombëtar 'Air Albania'. Bardheblutë do të luajë në fushën e tyre, por tifozët nuk do të jenë në stadium për shkak të pandemisë.

Duke qenë se nuk kanë mundësi t'i mbështesin në stadium, tifozët bardheblu kanë bërë një tjetër lëvizje. Në mesnatë grupi i tifozëve "Tirona Fanatics" kanë bërë një spektakël fishekëzjarresh pranë hotelit ku janë akomoduar në Tiranë me qëllim që t'i zgjonin për t'u prishur gjumin lojtarëve të ekipit serb. 

"Time to wake up!" (Koha për t'u zgjuar) shkruajnë tifozët në faqen e tyre në rrjetet sociale duke publikuar edhe videon.


Lajmi kryesor:

Nën masa të forta sigurie! Përfundon ndeshja Tirana-Crvena Zvezda, serbët nxjerrin nga Championsi bardheblutë (VIDEO)


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonimous: 25/08/2020 13:47

    Tirona sot do humbi rroft serbi xP

    Përgjigju
  • Zulu: 25/08/2020 13:21

    Edhe keshtu nuk behet,,nuk ngacmohet tjetri kur fle...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?