“Firzamonika ime vajton për ju”, dedikimi special i kompozitorit për Rikard Ljarjan

24 Prill 2020, 15:34| Përditesimi: 24 Prill 2020, 16:38

  • Share

Ndonëse largimi fizik i tij nga kjo botë ndodhi në kohë të zymta, miqtë e dashamirësit nuk njohin barriera për të nderuar kujtimin e tij. Rikard Ljarja u shua këtë të hënë në moshën 77-vjeçare, dhe ata që s’mundën të jenë pranë tij në përcjelljen e fundit, e përshëndesin përmes fjalëve të ngrohta, artit, muzikës, që ai i pati ushqim të shpirtit. Ndër ta, kompozitori Enver Shëngjergji, i jep lamtumirën përmes një homazhi në firzamonikë. "Lamtumire kolosi I kinematografisë shqiptare. Ju nuk do te na shihni ne. Por ne dhe brezat qe do the vijnë do ju shohin për jetë. Ju jeni aty në ekran i pavdekshëm me gjithçka që na dhuruat me figurat artistike që gdhende me mjeshtri në interpretimin tuaj",  shprehet Shëngjergji.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?