Firmosja e marrëveshjes me BERZH, Soreca: Mbështetje më shumë se kurrë e nevojshme! Krenar që BE është donatori më i madh (VIDEO)

8 Tetor 2020, 12:54| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 14:31

  • Share

Në takimin online ku u  firmos marrëveshja me BERZH për investime për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër, ambasadori i BE Luigi Soreca tha se kjo mbështetje ishte më e nevojshme se kurrë për vendin tonë.

"Sot do të doja të përgëzoja kryeministrin, ministrin, qeverinë shqiptare për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje që është kyç një grand 40 milion euro për zhvillimin e turizmit dhe agro-turizmit.

Siç e di kryeministri kjo mbështetje është më shumë se kurrë e nevojshme. Sapo kemi nisur dhe një program të rëndësishëm që është faza e pas tërmetit. Siç e thamë ne presim që programi të ecë përpara dhe deri në fund të vitit do të nxjerrë tender.

Edhe njëherë jemi krenarë që BE-ja është donatori më i madh për investim në SHBA. Përgëzime për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje", tha Soreca.


Lajmi kryesor:

Investime 60 mln €/ Rama firmos marrëveshjet me BERZH për turizmin dhe trashëgiminë: Angazhim i madh nga BE! Flet edhe për rrjet hekurudhor rajonal


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?