Kristal Abazaj

Firmosi për Anderleht, Abazaj rekord transferimi për kampionatin shqiptar

17 Prill 2018, 15:14| Përditesimi: 17 Prill 2018, 15:15

  • Share

Sulmuesi Kristal Abazaj ka firmosur me klubin më të madh belg, Anderleht. Talenti i Luftëtarit, që është në pronësi të Skënderbeut, ka zyrtarizuar kontratën 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për dy sezone me skuadrën rekordmene të Belgjikës.

Ka qenë vetë klubi i Anderlehtit që ka bërë publik lajmin. Një transferim surprizë, që futet në historinë e futbollit shqiptar si më i shtrenjti i të gjitha kohërave nga një skuadër e Kategorisë Superiore drejt një klubi europian.

Në total shitja e Abazajt ka shkuar 1.2 milionë euro. Kontrata fillestare është nënshkruar për 750 mijë euro, por nëse Anderleht fiton titullin kampion këtë sezon dhe Abazaj luan një numër të caktuar ndeshjesh në Champions League, gjithçka kompletohet me 1.2 milionë euro. Ndërsa Abazaj do të përfitojë 200 mijë euro neto në vit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?