Ylber Ramadani gjatë prezantimit te Lecce

Firmosi me Ylber Ramadanin, Lecce duhet të paguajë edhe Partizanin

5 Gusht 2023, 09:58
  • Share

Ylber Ramadani është mesfushori i ri i Lecces në Serinë A të futbollit në Itali. 27-vjeçari firmosi për tre sezone me të drejtë rinovimi, teksa italianët paguan 1.2 milionë euro te Aberdeen, me skocezët që mbajtën edhe 10 përqind të kartonit në rast të një tjetër shitje të shqiptarit.

Veç Aberdeen, një pjesë e shumës do shkojë edhe te Partizani. Kampionët e Shqipërisë shitën lojtarin e Kombëtares në 2017 te Vejle në Danimarkë, teksa kanë mbajtur një pjesë të përqindjeve nga shitjet e tij.

Afro 20 mijë euro do përfitojnë të kuqtë nga shqiptari i Kosovës si taksë formimi. Pas formës së mirë me Aberdeen, Ramadani u pikas nga Lecce dhe Verona në Serie A, me mesfushorin e Kombëtares që bëri zgedhjen e tij.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?