Jordan Henderson

Firmosi me Ajaxin në Holandë, Henderson thyen rekordin e fanellave të shitura për 24 orë

19 Janar, 12:27| Përditesimi: 19 Janar, 12:29

  • Share

Jordan Henderson është mesfushori më i ri i Ajaxit në Holandë. 33-vjeçari la pas gjashtë muajsh Al Ettifaq në Arabinë Saudite, duke mos u ambientuar me jetën e re paçka milionave në llogarinë bankare.

Tanimë Henderson ka thyer edhe rekordin e fanellave të shitura për 24 orë te Ajaxi. Holandezët llogarisin kërkesat për fanellat e lojtarëve të rinj në ditën e parë të firmës dhe Henderson ka lënë pas Dusan Tadic dhe Daley Blind.

Ish-kapiteni i Liverpoolit ka firmosur me katër herë fituesit e Champions League deri në verën e 2026 dhe do mbajë mbi shpinë numrin 6. Me kombëtaren e Anglisë, Henderson ka luajtur 81 ndeshje duke shënuar tre gola.

Tanimë afrimi i tij në ekip ka ngrohur tifozët, të cilët kanë rendur për të blerë fanellën e Henderson. Me një sezon që nisi katastrofë, Ajax pozicionohet në vendin e pestë në renditje, 23 pikë pas kryesuesve të PSV-së.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?