Klevis Haxhari

Firmosi kontratë në SHBA, mbrojtësi i kombëtares shqiptare debuton me gol te New York City

25 Janar 2023, 22:56
  • Share

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare U-19, Klevis Haxhari ka debutuar me gol në ekipin e parë të New York City në SHBA. Qendërmbrojtësi shënoi golin e rezultatit 2-2, në barazimin që të tijtë morën në miqësoren kundër San Jose që u zhvillua në Californi.

17-vjeçari shqiptar pak kohë më parë nënshkroi kontratën e parë me klubin amerikan, teksa është pjesë e ekipit të dytë. Trajneri ka vënë re cilësitë e djaloshit kuqezi dhe e ka grumbulluar me ekipin e parë në përgatitjet prag-sezonale, me shtatëlartin që nuk ka zhgënjyer.

Haxhari mori minuta në pjesën e dytë të miqësores së barazuar 2-2, teksa shënoi gol në minutën e 73. Qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë nga U-17 deri te U-19, edhe pse në moshë më të vogël.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?