Ilir Meta

Firmosi dekretin për lirimin e Begajt në Stamboll, Meta i përgjigjet Berishës: Unë në mbrojtje të Kushtetutës, procedura transparente

6 Qershor 2022, 21:51| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 21:55

  • Share

Presidenti i vendit, Ilir Meta, i është përgjigjur Ish-Kryeministrit Sali Berisha i cili e ironizoi firmosjen e dekretit të lirimit nga detyra të Bajram Begajt në Stamboll, duke thënë se “Mu kujtua Ali Pashë Tepelena, trupi në Janinë, koka në Stamboll”. Nga televizioni i familjes Berisha, Meta tha se ai është respektuesi më i madh i Kushtetutës.

“Se çfarë thotë Berisha për dekretin për Begajn, është e drejtë e tij. Nëse ka njeri në këtë tokë me koherent në mbrojtje të Kushtetutës, më falni për modestinë, por ai është Ilir Meta. Procedura e ndjekur ka qenë e qartë dhe plotësisht transparente. Procedura e firmosjes së këtij Dekreti është vetëm në zbatim të Kushtetutës. Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dërgua elektronikisht ne Tirane. Çdo veprim i imi ka qene ne përputhje me Kushtetutën dhe ne përputhje me ligjin. Ne planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem. Vendndodhja ime fizike nuk është e rëndësishme, e rëndësishme është që unë ka respektuar vetëm Kushtetutën e Shqipërisë. Unë i plotësova një dëshirë një individi (z. Begaj) që kërkonte të lirohej nga detyra qe mbante, madje dhe kemi komunikuar me zotin Begaj dhe Peleshi për zgjidhjen e kësaj situata”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta firmosi 2 ditë më parë lirimin nga detyra të Bajram Begajt, i cili më pas mori vetëbesimin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë për të mbajtur postin e kreut të shteti pesë vitet e ardhshme. Por kjo u kundërshtua nga Sali Berisha, duke thënë se Meta ka shkelur kushtetutën duke firmosur një dekret jashtë territorit shqiptar. Berisha së bashku me deputetët e Rithemelimit bojkotuan seancën. Begaj u zgjodh President në raundin e katërt të votimit, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 06/06/2022 22:40

    I kapi mat prape Berisha, u pelqen ose jo! As qe e honeps personalisht por e ke nuk e ke inat, jepi hakun. Si thote dhe Meta, e bene dekretin ma sollen e firmosa. Komplet injorant juridik. Akti quhet dekret jo kur e harton apo type ne computer dikush. Por kur firmoset. Atehere quhet dekret. Edhe presidentin nuk dine ta zgjedhin ne perputhje me ligjshmerine. Cojeni ne kushtetuese ose administrative te pakten te nxene mend dallkauket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?