Firmoset marrëveshja me kompaninë e njohur amerikane, radarë tridimensional për hapësirën ajrore

27 Shkurt 2020, 20:16| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 21:51

  • Share

TIRANË - Shqipëria firmos marrëveshje prej më shumë se 750 mijë $ me një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore me radar tredimensional.

Lajmin e dha Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

"Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara priti me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). Ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij", shkruhet në njoftim.

Në përditësim...

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?