Vuçiç, Kovaçevski dhe Rama

Firmoset marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë! Nga 1 marsi, punëtorët do të lëvizin lirisht

23 Janar, 14:22| Përditesimi: 23 Janar, 14:38

  • Share

Qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut kanë firmosur në Shkup marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Detajet e marrëveshjes së dakordësuar më herët, u finalizuan ditën e djeshme gjatë samitit në Shkup mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të BE për rritjen ekonomike të rajonit.

Protokolli i nënshkruar ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes dhe kushteve të saj për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa pika tjetër e marrëveshjes ka të bëjë me skemën elektronike për identifikimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, me kartë elektronike.

Burime bëjnë me dije se me këtë marrëveshje, duke nisur nga 1 marsi, do të hyjë në fuqi një treg plotësisht i lirë i punës mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?